10 Janar 2025

Në vend të mbeturinave, terren sportiv

Pristhinë, 10 qershor - Kryetari Mustafa tha se mbetet që të punojnë në vjeshtë për rregullimin e ambientit në mënyrë që të mbjellin bari dhe drunjë shumë vjeçar dhe këtë pjesë ta shndërrojmë në Parkun e qytetit për pjesën e Kodrës së Trimave.

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa të dielen ka përuruar terrenin e ri sportiv në lagjen Kodra e Trimave, e cila është ndërtuar mbi ish depon e mbeturinave që ka qenë në këtë pjesë të qytetit.

”Në ‘Kodrën e Trimave’, është ky një ambient që më përpara ka shërbyer si depo për mbeturinat e qytetit, në dy vitet e kaluara në Komisionin Evropian është bërë regjenerimi i kësaj pjese, është bërë mbulimi, mbjellja e barit, dhe ne kemi investuar në ndërtimin e këtyre dy stacioneve për të ri, të kësaj pjese të qytetit. Investimi ka kushtuar rreth 65 mijë euro dhe është realizuar nga firma “Ulpiana”, ne jemi të kënaqur me cilësinë e ndërtimit, janë edhe galeritë e poshtme, të cilat sigurojnë që të mos bëhet shembja e dheut dhe që të kullojnë të gjitha ujërat në këtë stadion”, tha kryetari Mustafa.

Kryetari Mustafa tha se mbetet që me “Hortikulturën” të punojnë në vjeshtë për rregullimin e ambientit në mënyrë që të mbjellim bari dhe drunjë shumë vjeçar dhe këtë pjesë ta shndërrojnë në parkun e qytetit për pjesën e Kodrës së Trimave, përkatësisht për pjesën veriore të qytetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)