Në oborrin e Universitetit të Prishtinës do të themelohet Këndi Olimpik
Prishtinë, 23 qershor - Sot do te mbahet ceremonia e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP) dhe Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).
Nënshkrimi i memorandumit do të bëhet nga rektori i UP-së, prof. dr. Marjan Dema dhe z. Besim Hasani, kryetar i KOK-ut.
Me anë të këtij memorandumi, UP-ja dhe KOK-u bashkëpunojnë në përmirësimin e hapësirës gjelbëruese të UP-së, respektivisht UP-ja do të lejojë që në një pjesë të oborrit të Universitetit të Prishtinës të themelohet Këndi Olimpik, ku KOK-u do të mbjellë drurë dhe lule sipas planit të hartuar nga komisioni i UP-së.