Në kuadër të Epopesë së UÇK-së mbahet turneu “Të gjithë vëllezërit së bashku”
Prishtinë, 7 mars - Në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, Liga e Veteranëve të Futbollit të Kosovës nën patronatin e Federatës së Futbollit të Kosovës e organizon turneun “Të gjithë vëllezërit së bashku”.
Në këtë turne do të marrin pjesë veteranët e futbollit të Kosovës, veteranët e Flamurtarit të Vlorës, veteranët e Ulqinit dhe veteranët e Luginës se Preshevës.
Ekspedita e ekipeve pjesëmarrëse aktivitetin e saj do ta fillojë në orën 10:00, ku do të nisen nga Prishtina për në Prekaz për të nderuar veprën e famijes Jashari.
Më pas do të fillojë turneu në Kampin Edukativ Nacional në Hajvali.