Në janar shkëmbim Sneijder-Pastore
Milano, 30 nëntor - Sipas asaj që raporton "La Gazzetta dello Sport", në vazhdim të situatës së vështirë që po përjeton Wesley Sneijder te Inter, drejtuesve zikaltër i ka lindur një ide e re përsa i përket merkatos dhe që ka të bëjë me një shkëmbim kokë më kokë me argjentinasin e Paris Saint Germain, Javier Pastore.
Për momentin është thjesht një ide, edhe pse diferenca mes kartonëve të dy futbollistëve është evidente, por dihet që në merkaton e janarit shkëmbimi i lojtarëve është më i lehtë për tu realizuar dhe duke parë situatën e të dy futbollistëve me skuadrat respektive kjo bindje përforcohet më shumë.
Gjithësesi, gjithçka mbetet për tu parë gjatë merkatos së dimrit