Në Gjysmë maratonën e Prishtinës edhe atletë nga Belgjika
Biznesmeni kosovar Musa Hoti i cili ka ardhur nga Belgjika i shoqëruar me tetë atletë belg, ka deklaruar se pa dyshim që gjysmë-maratona ndërkombëtare Prishtinës është ngjarja më e rëndësishme e vitit për Federaten e atletikës në Kosovë.
Kemi ardhur të bindur që sëë paku dy nga grupi jonë do të dalin finalistë sepse jemi përgatitur mjaft dhe besojmë në cilesinë e atletëve tanë, ka deklaruar biznesmeni kosovar Musa Hoti i cili ka ardhur nga Belgjika i shoqëruar me tetë atletë belg. Ai pak me shaka ka pohuar që këtë herë nuk ka ardhur me investitorë por me sportistë.
Po ju e dini që unë gjithmonë vijë në Kosovë me biznesmenë për investime në Kosovë duke e ditur nevojen e vendit tim për investime të jashtme por pasi ishte ngjarje e maratonës vendosa qe këtë herë të sjell tetë belgë por jo për të investuar por për të garuar, shprehet biznesmeni kosovar Hoti.
Gjysmë maratona mbahet nesër me fillim në ora 10:00. Për garuesit më të mirë në kategorinë e seniorëve, veteranëve dhe atyre me aftësi të kufizuara, do të ndahen shpërblime që në total kapin vlerë prej 12 mijë eurove.
Këto shpërblime do të ndahen për dy gjinitë, meshkuj dhe femra Të kujtojmë që në gjysmë maratonën e vitit të kaluar morën pjesë 620 garues.
Këtë vit pritet të ketë konkurrencë mjaft të madhe dhe sipas organizatorëve kjo gjysmë- maratonë do të jet më e fuqishmja dhe më cilësorja sa i përket pjesmarrjes se atletëve nga vendi dhe bota