Në fshatin Celinë, kanë nisur punimet për ndërtimin e fushës së re sportive
Rahovec, 25 shkurt - Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar edhe nga Afrim Dina, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport kanë marrë pjesë në nisjen e punimeve për ndërtimin e fushës sportive në fshatin Celinë.
Pas nisjes së punimeve, kryetari Latifi ka thënë se ndërtimi i hapësirave te reja sportive është një prej prioriteteve kryesore të qeverisjes sonë, për të krijuar vende të përshtatshme ku të rinjtë tanë argëtohen dhe zhvillojnë talentet e tyre.
“Urime qytetarëve të Celinës ky projekt i ri, i cili do të përfundojë në afate të arsyeshme kohore”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.