Në finale të Euro 2012 takohen Italia me Spanjen

Varshavë, 29 qershor - Kombëtarja e Italisë në futboll është kualifikuar për finale të Kampionatit Evropian, Euro 2012, pasi mbrëmë në gjysmëfinale e mundi Spanjën me rezultat 2:1, në ndeshjen e cila u zhvillua në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë.
Raportohet se hero i ndeshjes ishte futbollisti italian, Mario Balotelli, i cili i shënoi dy gola në pjesën e parë, duke krijuar kështu epërsi të madhe për italianët.
Aty kah fundi i pjesës së dytë, Gjermania shënoi nga penalltia, por kjo nuk mjaftoi për ndonjë kthesë të madhe.
Para takimit Gjermania konsiderohej favorit, megjithqë Italia nuk ka humbur nga Gjermania në takime zyrtare në 17 vitet e fundit.
Sot dhe nesër në kampionat është ditë pushim, ndërsa të dielën, në finale luajnë Italia dhe Spanja.