Ndeshja lamtumirëse e Ronaldos më 7 qershor
Rio De Zhenerio, 3 mars - Legjenda braziliane Ronaldo do të hyjë në fushë për herë të fundit më 7 qershor ndaj Rumanisë në një ndeshje miqësore.
Ronaldo meriton një ndeshje lamtumirëse me fanellën e Brazilit dhe jam i sigurtë se do të ketë festë me këtë rast, theksoi presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), Ricardo Teixeira.
Luis Ronaldo e fitoi dy herë Kupën e Botës në vitet 1994 dhe 2002, ndërsa humbi një finale në vitin 1998 ndaj Francës.