Ndahet nga jeta pionieri i hendbollit llapjan
Prishtinë, 5 prill - Në prani të mijëra vetave , familjarëve miqve të shumtë ,dashamirëve të sportit dhe përfaqësuesve të pushtetit local e qendrorë dhe sportistëve nga të gjitha trevat shqiptare të premten pasdite në varrezat e qytetit në Podujevë në afërsi të Hotelit, \"Besiana\" , u varros Sylejman Mehmeti, një ndër sportistët më të dalluar llapjan.
Ndryshe, të hënen në qytetin Avinjon të Francës në moshën 71 vjeqare u nda nga jeta,ish-hendbollisti skuadrës së parë të hendbollit, \"Normalisti\", nga Prishtina,pastaj themelues lojtarë dhe trajner i Klubit ët hendbollit, \"\"LLapi nga Podujeva dhe aktivist i devotshëm i Federatës së Hendbollit ët Kosovës.
Në emër të FHK-së një fjalë rasti e mbajti sekretari, Izet Gjinovci duke përkujtuar kohrat kur i ndjeri Sylejman Mehmeti në Dumnicë të Podujevës organizonte takimet pasiqë si dihet asaj kohe, shqiptarët ishin përjashtuar nga regjimi serb nga fushat e palestrat e tyre sportive.
Gjinovci tha se për shkak të gjendjes së keqësuar shëndetësore, i ndjeri Sylejman Mehmeti, tash 14 vite jetojë në Francë mirëpo gjithënjë ishte afër hendbollit kosovarë qoftë me telefonata qoftë me shkresa të ndryshe duke uruar sukeset e hendbollit që u arritën në këtë periudh .
Me këtë rast Gjinovci përkujtojë fjalët që ia kishte thënë i ndjeri Sylejman Mehmeti që ishte shprehur me fjalët: \" Edhe po të vdes qëllimit ia arritëm sepse tani jemi anëtarë të EHF-it dhe IHF-it, dëshira mu realizua \".
Gjinovci, tha se me vdekjen e këtij punëtori të palodhëshëm sportiv skuadra e hendbollit Llapi dhe qyteti i Podujevës humbën amblemën sportive.
Kurse Federata e Hendbollit e Kosovës, në kohën kur e feston 60 vjetorin e themelimit të saj, humbi njërin nga aktivistët më të dëshmuar të saj në të gjitha periudhat e saj ndërsa familja e madhe Mehmeti,anëtarin që ishte shembull i një njeriu me vitytet të larta njerëzore sportive dhe atdhetarie.
Ndërkaq në emër të familjes së të ndjerit Sylejman Mehmeti, të gjithë ata që dërguan ngushllime por edhe pjesmarrësit e varrimit i ka falënderuar sportisti tjetër me namë nga kjo familje, nipi, Esat Mehmeti.
Esati, me këtë rast tha se janë me qindra telegrame ngushllimi për familjen Mehmeti që kanë ardhur nga të gjitha viset shqiptare por edhe nga diaspora.
Me këtë rast Esat Mehmeti tha se në mesin e telegrameve të ngushllimit ishte edhe telegrami nga MKRS-ja, që e kishte dërguar personalisht Ministri i Soprtit Memli Krasniqi të cilin e ka falënderuar për ngushllimet që i ka bërë familjes Mehmeti.
Cila ishte biografia Sportive e të ndjerit Sylejman Mehmetit
Në fjalimin e tij, profesori, Jusuf Kamerolli dikur lojtar dhe hendbollistë i shquar i KH Llapi përkujtoi me një fjalim të shkurtër biografinë sportive dhe edukative tashmë të ndjerit,Sylejman (Mehmet) Mehmeti,(1942-2013).
Kamerolli, tha se i ndjeri, Sylejman Mehmeti, ishte portier i hendnollit i KH \" Normalisti\", në Prishtinë, 1962, pastaj, ishte themelues i K.H. LLAPI në Podujevë duke qenë lojtar,trajner dhe drejtor sportiv.
Poashtu ishte edhe themelues i klubit të hendbollit \"FAPOLI\" në Podujevë. Veq saj Sylejman Mehmeti ishte edhe portier i Klubit Futbollistik \" LLAPI\" si dhe një ndër themeluesit e Shoqerisë Kulturo- Artistike \" Josip Rela\" në Podujevë.
Ndërkaq , pas okupimit në vitet 1990 - 99 ishte kryetar i Shoqatës së Pavarur të Sporteve të Kosovës për Komunën e Podujevës si edhe një nder mësuesit e arsimtarët që punojë në disa shkolla të Llapit.
Per kontributet e tij, Sylejman Mehmeti, ishte shumë herë i dekoruar me mirënjohje pasi me një fjalë ishte një ndër spotistët më të dalluar që ka pasur treva e Llapit ndonjëhere.
Tashmë i ndjeri,Sylejman Mehmeti, së bashku me Xhafer Salihun,Hasan Shalën Qazim Zhueshin, Arif e Naim Sokolin, ishin qdo gjë për hendbollin llapjan duke filluar nga lojtari e trajneri dhe udhëheqësi i skudarës llapjane e në një kohë edhe me shumë peripeti.
Sepse i ndjeri Sylejman Mehmeti lindi në një familje atdhetare e arsimdashëse e mbi të gjitha sportive duke qenë të përndjekur nga regjimi serb por që nuk e ndalën kurrë aktivitetin kombëtarë arsimorë e sportiv.