25 Dhjetor 2024

Ndahen e bursa për Lojëra Olimpike Dimërore PyeongChang 2018

Prishtinë, 24 prill - Komitetit Olimpik i Kosovës, Federata Skitare e Kosovës dhe tre sportistë kanë nënshkruar sot kontratat për ndarjen e Bursës Olimpike për Lojëra Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.

Përfitues të kësaj burse janë sportistët; Albin Tahiri, Venesa Gjurkaj dhe Arbi Pupovci. Ata për cdo muaj do të marrin nga 1 mijë dollarë.

Albin Tahiri, si përfitues i kësaj burse  tanime ka fituar​ normen Olimpike në katër disiplina dhe pritet qe të arrij normën edhe në disiplinën e pestë.

Ndërsa, Venesa Gjurkaj​ dhe Arbi Pupovci​ pritet që edhe këta të jenë pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore PyongChang 2018 duke arritur edhe këta normë Olimpike.

Kjo bursë është vazhdim i përkrahjes të sportistëve kulminant nga ana e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe nga sot këta sportistë do ti kenë shumë më të lehta përgatitjet për përfaqësimin  e Kosovës në Lojrat Olimpike Dimërore që do të mbahen në PyeongChang 2018.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)