Nasri pranon qëndrimin e tij tek Arsenali
Londër, 28 korrik - Mesfushori francez, Samir Nasri ka njoftuar drejtuesit e Arsenalit se do të mbetet në klub për sezonin e ardhshëm. Ky i fundit spekulohej se do të largohej nga Arsenali drejt United ose Chelseat.
E përditshmja angleze \"Daily Star\" ka bërë të ditur të mërkurën se Nasri ka pranuar qëndrimin e Arsenalit që nuk dëshiron ta shesë, pavarësisht interesimit nga rivalët e Premierligës, Manchester United dhe Chelsea.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, më herët gjatë këtij muaji tha se Arsenali nuk e meriton të quhet klub i madh nëse lejon largimin e futbollistëve të tij kryesorë si Nasri dhe Cesc Fabregas.