Nanit do t`i pëlqente të punojë me Mourinhon
Manchester, 13 qershor - Anësori i Manchester Unitedit, Nani, ka pranuar se do t`i pëlqente që të stërvitej nga trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, në një të ardhme gjatë karrierës së tij.
E ardhmja e portugezit ka qenë top-temë në javët e fundit, duke qenë se United dëshiron të transferojë yllin e Aston Villas, Ashley Young.
Kjo ka bërë që skuadra të ndryshme të interesohen për shërbimet e portugezit, mes tyre edhe Reali dhe Juventusi.
Jam mirë te Manchester Unitedi, por është mirë kur dëgjoj se ka klube të tjera që interesohen.
A do të më pëlqente të punoja me Mournhon? Po, por tani për tani jam mirë te Manchester Unitedi, ka deklaruar 24-vjeçari.