Nani kërkon rritje page, alarmohet Reali
Manchester, 16 mars - Manchester United përballet me një mosmarrëveshje rreth kontratës së Nani në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve përballë Marseille.
The Sun shkruan se anësori dëshiron të diskutojë kontratën e re dhe kërkon rritje page pas sezonit të tij mbresëlënës. Por kjo tashmë është refuzuar dhe Nani, 24-vjeçar, raportohet se iu ka thënë miqve të tij se ai është duke menduar një sfidë të re.
Ai ka kaluar vetëm një vit nga kontrata e tij katërvjeçare e nënshkruar marsin e kaluar, e cila ngriti në 65 mijë funte pagën e tij javore.
Përfaqësuesit e lojtarit besojnë se ai duhet të jetë në mesin e lojtarëve më të paguar në klub, mbase jo në atë të Wayne Rooney, i cili fiton 250 mijë funte në javë, por në nivelin e Dimitar Berbatov, i cili merr 100 mijë funte në javë.
Nëse klubi nuk do ti japë rinovim të hershëm të kontratës, Nani mund të mendojë largimin, me Real Madridin që është duke vëzhguar situatën.