22 Prill 2025

Nani dhe Chicharito më të mirët e United

Manchester, 20 maj - Nani dhe Javier Hernandez kanë fituar respektivisht çmimin e futbollistit më të mirë të sezonit të Manchester Unitedit, gjithnjë sipas një sondazhi ku votuan tifozët dhe lojtarët e klubit nga Old Trafford.

Nani ishte më i qëndrueshëm gjatë këtij sezoni dhe ishte pivotal në sukseset e Djajve këtë sezon, përderisa Chicharito befasoi të gjithë me ftohtësinë para portave kundërshtare.

Nani ka realizuar 10 gola plus 18 asistime këtë sezon, përderisa Chicharito gjeti 13 herë portat kundërshtare.

Nuk munguan as urimet e bashkëlojtarëve, ndërsa këtë e bëri edhe kapiteni Rio Ferdinand me anë të Twitterit.

“Unë votova për Nanin, 18 asistime dhe 10 gola flasin vet. Urime Nani për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit zgjedhur nga lojtarët”, theksoi Rio.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)