Nani bën gati valixhet, përgatitet të largohet nga United
Manchester, 30 shtator - Situatë aspak e këndshme te Manchester United ku Luis Nani duket se i ka ditët e numëruara.
Futbollisti portugez ka ngjallur zemërimin e trajnerit të \"Djajve të Kuq\" Sir Alex Ferguson për grindjen gjatë një seancë stërvitore me kapitenin e skuadrës të të rinjve, Petrucci.
Pas kontrastit mes të dyve, Nani e ka goditur me një grusht në fytyrë, ndërsa ashmë pritet vendimi i teknikut skocez dhe me shumë gjasa, ndeshjet e ardhshme portugezi do ti ndjekë nga tribuna.
Luis Nani u përfol shumë gjatë merkatos së verës për një largim nga Old Traford por mesa duket merkaton e rradhës çdo gjë do të jetë më konkrete.