24 Dhjetor 2024

Nainggolan kontratën rinovon me Romën

Romë, 27 korrik - Radja Nainggolan dhe Roma kanë rinovuar kontratën mes tyre, deri në vitin 2021, duke përjashtuar kështu mundësinë e largimit të belgut, të paktën në këtë merkato verore.

Mesfushori i verdhekuqve ka qenë në krye të listës së dëshirave të shumë klubeve italiane dhe europiane, si Inter, Chelsea, Man. United, etj., por ka zgjedhur t'i qëndrojë besnik kryeqytetasve.

"Jam i lumtur sepse kam bërë atë që doja. Vitin e kaluar diskutuam vetëm një herë për rinovimin dhe u ndamë të kënaqur. Më vjen mirë për akordin që kam gjetur me klubin dhe tani duhet të tregojmë veten në fushë. Futbollistët shkojnë dhe vijnë, por mund të them me bindje, se Roma do të jetë sërish një ekip pretendent", tha Nainggolan pasi hodhi firmën mbi kontratë.

Ndërsa presidenti i Romës, Palotta, vlerësoi mesfushorin dhe hodhi poshtë mundësinë e largimit të tij.

"Nuk ka qenë kurrë mundësia për t'u larguar. Është një nga më të mirët në botë dhe jemi të lumtur që e kemi në ekipin tonë", u shpreh presidenti i verdhekuqve.

Rinovimi i Nainggolan ka lumturuar jo vetëm tifozët kryeqytetas, por edhe mesfushorin tjetër të Romës, holandezin Kevin Strootman, i cili ka publikuar menjëherë akordin për rinovimin e belgut, në Twitter.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)