Naim Tërbunja nënshkrruan me All Haymon
Prishtinë, 24 dhjetor - Boksieri më i sukseshëm shqiptar në vitet e fundit në boksin amator, Naim Tërbunja ka nënshkrruar me menagjerin e njohur botëror, Al Haymon. Tërbunja dje ka firmosur kontratë pesë vjeçare dhe do të vazhdoj karierën e tij të profesionistit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tërbunja do të debutoj në fund të Janarit apo në fillim të Shkurtit të vitit të ardhshëm. Tërbunja ka kalur në një periudhë të vështirë kohore, prej më shumë se një viti, për shkak të lëndimit dhe operimit që ka pasur dhe kjo e ka shtyrë debutimin e tij në boksin profesionist.
Pjesëmarrësi në Lojrat Olimpike të Pekinit 2008 dhe fituesi i turneut prestigjioz Daily News Golden Gloves dhe National Golden Gloves shprehet mjaft i lumtur për arritjen e marrveshjes me Al Haymon. Që nga turneu Golden Gloves, ai më ka percjellur dhe ka qenë i interesuar të nënshkrruaj me mua, por ishte lëndimi që e bëri të vetën.
Ai ka treguar gjithëmonë seriozitet dhe simpati të madhe për mua dhe ka pritur t`a kuroj lëndimin. Jam i kënaqur shumë me kushtet që mi ka ofruar dhe nuk kam hezituar të nënshkrruaj me te deklaroi Tërbunja. Tërbunja do të vazhdoj bashkëpunimin me trainerin që fitoi Golden Gloves, Mike Murphy. Kam besim te Mike Murphy. Ai është trainer shumë i mirë. Suksesi im në Golden Gloves lidhet poashtu edhe me te, sepse kemi pasur një bashkëpunim të ndërsjell tha Tërbunja.
Menagjeri Al Haymon është njëri ndër më të njohurit në botë. Ai konsiderohet si njëri ndër pesë njerëzit më të fuqishmit në botën e boksit, edhe më i fortë se Don King në ditët e sotme. Haymon ka nën menagjim edhe këta boksier të njohur, si të famëshmin Floyd Mayweather Jr, Daniel Jacobs, Paul Williams, Andre Berto, Saki Bika, Librado Andrade e shumë tjerë. Tërbunja do të ketë në ekip amerikanin Daniel Jacobs të cilën shfaqi sparring të forte kundër tij këto ditë.
Tërbunja, Jacobs dhe rusi Matvey Korobov konsiderohen boksierët më perspektiv në të ardhmen në kategorinë e mesme. Tërbunja për dallim nga kategoritë që ka kaluar në boksin amator, nga pesha 54 kg e deri te 75 kg, tani në boksin profesionist do të garoj në kategorinë super të mesme.