23 Dhjetor 2024

Nadal fiton turneun French Open

Paris, 8 qershor - Rafael Nadal rikthehet fitues në stilin e tij në French Open, duke mposhtur në finale suedezin, Robin Soderling, 6-4 6-2 6-4. Për spanjollin ky është triumfi i 5 në 6 vjet në turneun francez. 24 vjecari ka treguar të gjithëe potencialin e tij për të mundur suedzin e fuqishëm në 2 orë e 18 minuta.

"Jam shumë i lumtur dhe madje po qaja në fund të ndeshjes, sepse gjëja e fundit që mendova është jam numri 1" u shpreh Nadal që tashmë është i dytë në gjithë historinë, vetëm pas Bjorn Borg, që ka fituar më shumë Kupën e Moskëtierëve.

Nadal hakmerret kështu kundër Soderling, i vetmi që e ka mundur spanjollin në roland Garros vitin e kaluar. Spanjolli ka tashmë 7 grand slam të fituar, ndërsa me këtë sukses është bërë tenisti i dytë që fiton Roland Garros të paktën 5 herë dhe i duhet vetëm një tjetër fitore, për të arritur rekordin e suedezit Borg, me 6 trofe.

24-vjecari Nadal duket se është rikthyer sërisht në nivelet më të larta, si në 2008 kur ishte i pathyeshëm në rërën e Roland Garros, dhe në barin e Uimbledon.

"Numrat janë të pabesueshëm për mua. Nuk e kisha menduar kurrë se do ta fitojë 5 herë këtë turne, apo 6 herë Monte Carlo, 5 herë Barcelonën. Për mua është më tepër se një ëndërr. Dhe kur i shoh këto tituj dhe shifra është dicka mahnitëse dhe vërtetë nuk e di si ja kam dalë mbanë", përfundoi spanjolli, Nadal që do të zëvendësojë rivalin Roger Federer si numri 1 në renditjen botërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)