23 Dhjetor 2024

Mutu do t’ia paguaj Chelseat 17 milionë

Bern, 15 qershor - Sipas një komunikate të lëshuar nga Gjykata Federale zvicerane, sulmuesi i Fiorentinës, Adrian Mutu, do të duhet t’ia paguajë Chelseat hiç më pak se 17 milionë euro, për shkak se rumuni e humbi apelin për rastin e abuzimit me kokainë.

Në vitin 2004 Mutu ishte larguar nga Chelsea për shkak të përdorimit të kokainës. FIFA kishte vendosur që ta detyrojë rumunin t’ia paguajë Chelseat 17 milionë euro, vendim ndaj të cilit Mutu u ankua në Gjykatën Federale Zvicerane, por ankesa e tij nuk u morr parasysh.

Asociated Press tash pohon se sulmuesi do të paguajë 17 milionë e 173 mijë e 990 euro (17,173,990 €), plus duhet të paguajë edhe 104 mijë euro shtesë për detajet tjera të asaj kontrate me klubin londinez. Mutu aktualisht është i dënuar me dy vjet përjashtim nga futbolli për shkak të dopingut. Javën e kaluar Fiorentina konfirmoi se ai është në shitje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)