Mustafa: Futbollistët shqiptarë, krenaria e kombit
Prishtinë, 12 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, takoi sot lojtarët dhe stafet e federatave të futbollit të Kosovës dhe të Shqipërisë, të cilat do të zhvillojnë të premten ndeshje miqësore në Prishtinë.
Kryeministri Isa Mustafa, në fjalën e mbajtur ka thënë se lojtarët e Shqipërisë dhe të Kosovës janë krenaria e kombit.
Keni qenë dhe jeni bërë veçmas me fitoret dhe me kualifikimin tuaj. Unë dëshiroj sot tiu uroj shumë suksese, dhe jemi të bindur se do të arrini suksese vitin e ardhshëm, do ta verifikoni edhe njëherë veten si lojtarë të mrekullueshëm, si një ekip i shkëlqyeshëm, tha kryeministri Isa Mustafa, duke uruar që të premten të zhvillohet një lojë e bukur.
Duke iu referuar dilemave se si të konsiderohet kjo përballje, kryeministri Mustafa tha se mbi të gjitha kjo është një lojë vëllazërore.
Po i themi kombëtare, por jemi një komb. Po i themi vëllazërore, pra jemi vëllezër. Por ajo që është me rëndësi është që ne ti qesim në pah cilësitë tona, vlerat tona, të cilat janë shumë të mëdha, ato që i keni treguar, i keni vërtetuar. Ju uroj shumë për lojën e nesërme, dhe veçmas ju uroj për kampionatin e vitit të ardhshëm, i cili do të jetë shumë i rëndësishëm për ne, këtu në Kosovë dhe në Shqipëri. Suksese, tha kryeministri Isa Mustafa, para lojtarëve.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka thënë se janë mbledhur në Prishtinë për të festuar kualifikim historik të kombëtares shqiptare në Evropianin 2016, në Francë.
Kjo është një kënaqësi e madhe dhe privilegj për të gjithë lojtarët dhe stafin teknik, tha Vokrri, duke e quajtur një çast shumë të veçantë, i cili është ëndërruar dhe u bë realitet.
Armand Duka, kryetar i Federatës Shqiptare të Futbollit, duke falënderuar për pritjen e organizuar dhe mbështetjen e ofruar.
Falënderoj nga zemra shkëlqesinë e tij, kryeministrin z. Mustafa, që gjeti kohë të jetë këtu me ne sonte. Jo vetëm për praninë sonte, por edhe për gjithë mbështetjen që i ka dhënë futbollit gjatë gjithë kohës në gjithë trojet shqiptare, jo vetëm në Kosovë. Siç tha kryeministri, është e vështirë se si duhet ta themi. Madje e kemi pasur të vështirë nëse duhet të luajmë, sduhet të luajmë në Kosovë.\"
\"Por faktikisht kjo ide ka lind në avion, në Armeni, kur ne po ktheheshim sapo ishim kualifikuar. Jo vetëm ata çuna që janë lindur në trollin kosovar, por edhe këta që janë drejtuesit e stafit nga Italia thanë se ne duhet të zbresim në Prishtinë dhe të festojmë fitoren tonë.\"
\"Dhe ne pikërisht për këtë jemi sot këtu, për të festuar fitoren e përbashkët, frytin e punës së të gjithë futbollit shqiptar në gjithë trevat e tij, frytin e punës të të gjithë trajnerëve shqiptarë në Kosovë, Maqedoni, Zvicër, Bunjakut dhe të shokëve të tij, dhe frytin e punës të stafit të kombëtares sonë, tha Duka, duke shtuar se ndeshja e së premtes është një ndeshje festive.