28 Dhjetor 2024

Mustafa: Anëtarësimi në UEFA sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën

Prishtinë, 4 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrri, trajnerin e reprezentacionit të Kosovës, Albert Bunjaku dhe sekretarin e përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihu, pas kthimit në Kosovë nga Budapesti, ku u mbajt Kongresi i UEFA-së, janë pritur nga dhjetëra sportistë të rinj dhe qytetarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

 

Kryeministri Mustafa dhe delegacioni i FFK-së, janë përshëndetur me të pranishmit.

 

Ndërkaq, në një prononcim për mediat e pranishme, kryeministri Mustafa theksoi se anëtarësimi i Kosovës në UEFA është një sukses i jashtëzakonshëm për shtetin, për rininë dhe për sportin kosovar.

 

Kryeministri Mustafa ka vlerësuar lartë punën e madhe të kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, ministrit Kujtim Shala dhe delegacionit kosovar në Budapest.

 

“Anëtarësimi i Kosovës në UEFA është rezultat i punës së madhe që është bërë nga pala jonë si dhe përkrahjes së madhe të miqve ndërkombëtarë. Jemi shumë të lumtur që po kalojmë në procese të rëndësishme historike dhe po arrijmë rezultate kulminante të njëpasnjëshme”, tha kryeministri Mustafa, duke premtuar përkrahje të mëtejshme për sportin kosovar. k

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)