22 Prill 2025

Muslera transferohet tek Galatasaray

Stamboll, 21 korrik - Fernando Muslera është lojtar i ri i Galatasarayt. Portieri uruguaian e ka lënë Lazion për t′iu bashkuar klubit turk. Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga Stambolli, përmes ueb faqes së vet zyrtare.

25 vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Galatasarayn dhe është pjesë e marrëveshjes që e solli Lorik Canën në Lazio. Përfaqësuesi uruguaian do t′i marrë dy milionë euro në vit.

Ai i kaloi katër vjet në Lazio, ndërsa më parë kishte mbrojtur edhe në ekipet jug-amerikane Montevideo Wanderers e Nacional.

Muslera do të prezantohet zyrtarisht para mediave në Turqi, pasi të kthehet nga Kupa e Amerikes, ku me Uruguain e tij u kualifikua në finale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)