Muntari do të vazhdojë me Milanin
Milano, 27 maj - Sulley Muntari do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Milanin ka bërë të ditur agjenti i tij, Federico Pastorello.
Mesfushori ganez iu bashkua Rossonerëve në janar në formë huazimi nga Interi, ndërsa ka bërë paraqitje mbresëlënëse duke shënuar tre gola në 13 paraqitje në Serie A.
Muntarit i skadon kontrata me zikaltrit në fund të qershorit, ndërsa përfaqësuesi i tij ka konfirmuar se ai do ta zgjasë qëndrimin te Milani.
Muntari do të vazhdojë me Milanin në dy vitet e ardhshme. Rinovimi është thjesht formalitet dhe nuk do të ketë probleme, ka thënë Pastorello për MilanNews.