Muller: Nuk largohem nga Bayerni
Munich, 13 korrik - Thomas Muller ka thënë se ai as që e ka ndërmend të largohet nga Bayern Munich, duke hedhur kështu poshtë çdo spekulim që e lidhte atë me një largim të mundshëm nga skuadra bavareze.
Çdo kush që më njeh mua, e di që Bayerni është klubi im. Unë nuk jam lloj personi i cili shkëput kontratën nëse situate te klubi nuk është e mirë, unë absolutisht që nuk do të largohem.
Unë jam lojtar i Bayernit, dhe kjo gjë nuk do të ndryshojë, tha Muller.