Muhamet Hasani punon si rrobaqepës i Messit
Barcelonë, 2 janar - Argjentinasi, Lionel Messi është veshur në mënyrë solemne nga shqiptari i Kosovës, Muhamet Hasani. Muki, siç njihet ndryshe, është rrobaqepës dhe punon në firmën itaiane Ermenegild Zehna.
Ai jeton në Barcelonë prej vitit 2000\">2000, kurse gjysma e jetës i ka shkuar në kurbet. Kosovën e ka lëshuar në vitin 1989. Në këtë firmë punoj nga viti 1995, 7 vjet kam punuar në Angli, kurse nga viti 2000\">2000 në Barcelonë. Rrobaqepës kam punuar edhe në Prishtinë, thotë Hasani për gazetën Sport.
45-vjeçari gjatë punës së tij ka pasur shumë vizitorë, por klientin më të veçantë e ka Lionel Messin, të cilin e mësoi se si të vishet për ceremoninë e marrjes së çmimit Topi i Artë 2010.
Para se të shkonte në Cyrih për të marrë Topin e Artë për vitin 2010, ai ishte në firmën tonë, së bashku me babain e tij, vëllezërit dhe njerëzit tjerë. Erdhi për të zgjedhur teshat të cilat do ti vishte në ceremoni.\"
\"Fillimisht më kërkoi që tia bëja një propozim. I thashë të veshte këmishën e bardhë, katin e zi, kurse kravatën e kaltër, pasi kjo e fundi do ti shkonte me ngjyrat e shtetit të tij, Argjentinës. Ai pranoi me kënaqësi. Ato rroba ia dërguam në Zvicër dhe më pas i veshi në ceremoni, tregon Muki.