Mourinho: "Vitin tim 2010 e vlerësoj me notën 11!"
Milano, 19 dhjetor - I ekzagjeruar si gjithmonë. "Çfarë note do ti jepja paraqitjes sime gjate këtij viti? Noten 11". Në kohë bilancesh ne po ju paraqesim atë të José Mourinho. I cili thotë: "2010 ka qenë viti me i mirë në karieren time".
Menjëherë mund ta kundërshtosh me atë qe ka marre: "Kompeticionet qe kam mundur ti fitoj - shpjegon ai - i kam fituar. Dhe me Realin nuk i kemi humbur aspak mundesite te humbasim titullin këtë sezon. Për mua ka qene një vit perfekt".
Perfekt, madje edhe pak me shume. Pikerisht për notën 11. Po pse valle nuk e ka fituar topin arte te trajnerëve - FIFA dhe France Football kane vlerësuar me shume botërorin e Del Bosques - po për sa i përket pjesës tjetër ai i ka marre te gjitha.
Ka fituar gjithçka dhe mesa shpjegon këtë qellim vazhdon ta këtë ne vetvete: "Kemi tre kompeticione per te luajtur - thotë ai duke folur per Realin e tij. Ne kampionat jemi vetëm 2 pike larg nga kryesuesit dhe ne Champions kemi qene skuadra me e mire ne fazën e grupeve".
Me pak fjale, te ngrejë dorën ai teknik i cili mendon se ka bere me shume. Kështu qe është logjike qe The Special One ti jepet vetes një note speciale. Mourinho pa asnjë finese e konsideron veten pak me shume se perfeksioni.
Kjo sipas tij është shume e dukshme. Megjithatë vëmendja e tij është shume e madhe: "Jemi te dytët - thotë duke iu referuar La Ligës - dhe ky është pozicioni qe dua. Kampionati është i hapur por nuk duhet te humbim pike". Sepse meqë 2010 ka qene për notën 11 edhe 2011 nuk duhet te ngelet pas...