Mourinho të sakrifikojë Kaka për Lampard
Madrid, 9 maj - Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho është i interesuar mbi mesfushorin e Chelseat, Frank Lampard.
Reprezentuesi Anglez ishte i lidhur me një kalim tek Inter, kur strategu Portugez iu bashkua klubit Italian, por transferimi nuk përfundoi me sukses dhe mesfushori qëndroi në Stamford Bridge.
Tani The Mirror raporton se ekipi Spanjoll është duke konsideruar një huazim të Kaka tek Chelsea, dhe kështu do të arrihet një zbritje e çmimit nga Blutë e Londrës, pasi këta të fundit kërkojnë hiç më pak se 40 milionë për Frankie.
Chelsea ka kohë që është i interesuar për Kaka, i cili ndërpreu karrierën e tij të bujshme tek Real Madrid për shkak të lëndimeve të shumta. Pritet që ata të kenë konkurrentë Manchester Cityn dhe AC Milan, nëse playmaker-i largohet në verë.