Mourinho shkarkohet po humbi ndaj Dortmundit
Madrid, 6 nëntor - Drejtori sportiv i Real Madridit, Emilio Butragenjo ka deklaruar se sfida kundër Borusisë së Dortmundit në Ligën e Kampionëve, që zhvillohet të martën në mbrëmje është me rëndësi të madhe për skuadrën e tij.
Këto dy skuadra janë ballafaquar edhe para dy javësh, ku fitores iu gëzuan gjermanët, me rezultat 2:1. Kjo ndeshje është e rëndësisë jetike.
Duam ta mbyllim fazën e grupeve në pozitën e parë, ngase nëse nuk e arrijmë një gjë të tillë gjërat e 1/8 e finales mund të bëhen shumë më të komplikuara, ka theksuar Butragenjo.
Reali aktualisht ndodhet në pozitën e dytë në renditjen e Grupit D, me 1 pikë ngecje ndaj Borusisë së Dortmundit.
Pozita e tretë i takon Ajaksit, derisa Mançester Siti ndodhet i fundit. Pas ndeshjes me Borusinë do të udhëtojmë në Mançester. Atje na pret një sfidë e vështirë, ngase Sitit i duhet patjetër fitorja nëse dëshiron të kalojë tutje. Për këtë arsye nuk guxojmë të tregohemi të pasuksesshëm në shtëpi, ka shtuar Butragenjo.
Ai më pas ka komentuar edhe ndeshjen e fundit të klubit të tij në kampionatin spanjoll, ku Reali e mposhti Saragozën, me rezultat 4:0. Në këtë sfidë shënuan edhe dy përforcimet e verës së kaluar, Mikael Esien dhe Luka Modric. Është një lajm i mirë se dy mesfushorë shënuan gola.
Esien ka shënuar një gol të bukur, kurse Modric gjithnjë e më shumë po përfshihet në lojën e skuadrës dhe në të ardhmen sigurisht se do ta rrisë edhe më shumë nivelin e tij të lojës.
Tash të shohim të martën se çdo të bëjë e tërë skuadra, në një ndeshje shumë të rëndësishme për Realin, ka nënvizuar Butragenjo. Deklaratë kjo që i jep sinjal Mourinho, që të ketë kujdes pasi mund ti kushtoi me vendin e punës?