03 Maj 2024

Mourinho: Ronaldo është i paprekshëm

Madrid, 4 tetor - Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka deklaruar se Cristiano Ronaldo është i paprekshëm dhe se nuk ka lojtarë që punon më shumë se superylli portugez.

“Ka lojtarë të cilët janë të paprekshëm. Cristiano është i paprekshëm sepse ai punon më shumë se çdokush tjetër. Në këtë kohë, kur ne po tentojmë të ndërtojmë ekipin, ka shumë principe fundamentale, ndërsa ai i përfaqëson të gjitha”.

“Principi i parë është ambicia, i dyti solidariteti dhe i treti disiplina. Cristiano i ka gjithë këto atribute. Unë jam me fat që shumë lojtarë në skuadrën time i kanë këto principe më vete, pasi që nëse nuk do të kishim lojtarë të tillë, do të ishim të vdekur”, ka thënë Mourinho.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)