Mourinho rikthehet te Interi
Milano, 18 prill - Vetëm një ditë pas përfundimit të El Clasicos së parë nga katër që do të zhvillohen brenda 17 ditëve të ardhshme, janë mediumet italiane ato që flasin për një rikthim të Jose Mourinhos te ish-klubi i tij, Interi.
La Gazzetta dello Sport shkruan se sipas burimeve të saj nga Zvicra, fëmijët e Jose Mourinhos do të regjistrohen në shkollën ndërkombëtare amerikane në Lugano, që është vetëm 37 kilometra larg zyreve të Interit në Appiano Gentile.
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë tifozët e Interit kanë të drejtë të ëndërrojnë për një rikthim sensacional të njeriut që i bëri ata kampionë të botës dhe këtë ëndërr e bën më të besueshme fakti se Sir Alex Ferguson e ka kohën në duart e veta dhe Mourinho nuk mund të kalojë në Old Trafford pa u pensionuar skocezi.