Mourinho pranon ofertën e sheikëve të City
Madrid, 31 mars - Jose Mourinhos me sa duket ka pranuar ofertën e sheikëve Mansour dhe sezonin e ardhshëm me shumë mundësi do të jetë në drejtim të skuadrës së Manchester City.
Lajmi është njoftuar nga radio spanjolle ABC, sipas së cilës Special One ka marrë një vendim të tillë rreth dyjave më parë.
Presidenti i Realit që tani po përgatitet për largimin e tij, pasi alternativat e Joachim Loew dhe Rafa Benítez e demonstrojnë diçka të tillë.
Ka kohë që flitet për largimin e Mourinhos dhe të përditshmet angleze kanë pohuar se ai shihet si zëvendësuesi ideal i Roberto Mancinit.
Me teknikun nga Setubal tek City mund të zbarkojë edhe Cristiano Ronaldo: gati një ofertë 96 milionë eurosh për Realin, me lojtarin që do të marrë një pagë prej 23 milionësh në vit.