Mourinho, pezullohet per dy ndeshje

Madrid, 13 nëntor - Komisioni i Garave në Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF) ka vendosur dënimin me dy ndeshje për Jose Mourinho-n, i cili doli me karton të kuq gjatë ndeshjes së Kupës së Mbretit, Real Madrid-Murcia.
Trajneri i Real Madridit, nuk do të jetë në pankinë për dy ndeshjet e kampionatit spanjoll që ekipi madrilen do të luajë ndaj Sporting Gijon dhe Athletic Bilbao.
Portugezi do të rikthehet për ndeshjen e 29 nëntorit, Barcelona-Real Madrid.
Mourinho mori karton të kuq në ndeshjen e Kupës, Real Madrid Murcia, pasi ofendoi rëndë gjyqtarin e atij takimi, Paradas Romero.