Mourinho padit gazetën Marca
Madrid, 21 shtator - Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka paditur redaktorin e gazetës së njohur të përditshme sportive Marca.
Portugezi e ka paditur redaktorin Robert Palomar për shkak të komentit të këtij të fundit se Mourinho është tip njeiu i cili do të largohet nga Reali kur ta sjellë klubin në shtyllën e turpit.
Mourinho mendon se Palomar e ka tepruar dhe se do ta padisë dhe do të kërkojë dëmshpërblim në shumë prej 15 000 eurove, që planifikon ti derdhë në llogari të ndonjë organizate bamirëse (natyrisht nëse e fiton gjyqin).
Jose Mourinho ka qenë gjithnjë i vetëdijshëm për lirinë e shprehjes dhe asnjë herë nuk ka paditur dikë për kritikë të arsyeshme, thuhet ne kumtesën e përfaqësuesve të portugezit.
Mourinho para kësaj kishte paditur edhe një gazetar të \"El Pais\" sepse e kishte quajtur nazist portugez.