Mourinho nuk pret shitje të lojtarëve të Realit
Madrid, 4 dhjetor - Menaxheri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk beson se gjatë afatit kalimtar të janarit do të ketë ndonjë largim nga Bernabeu.
Mourinho ka dashur ti largojë lojtarët si Ezequiel Garay, Lassana Diarra dhe Mahamadou Diarra, por duket se ka ndërruar mendjen.
Informatat nga klubi janë se asnjë lojtar nuk do të largohet. Ne i kemi 25 vende të okupuara, edhe lojtarët të cilët kanë luajtur më pak po ashtu kanë kualitete, ne kemi besim në ta dhe koha e tyre do të vijë.
Nga informatat që unë i kam, ne do të vazhdojmë deri në fund të sezonit me të njëjtët 25 lojtarë, që në të vërtetë do të jenë 24 për shkak të (Gonzalo) Higuain, ka thënë Mourinho.