Mourinho: Nuk e njoh Vilanovan

Madrid, 18 gusht - Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thyer heshtjen e tij mediatike duke komentuar mbi gjestin e tij jo-sportiv mbi zëvëndëstrajnerin e Barcelonës, Tito Vilanova, duke thënë se ai nuk e njeh atë.
I kam futur gisht në sy Tito Vilanovas? Kush është Vilanova? Nuk njoh ndonjë Pito Vilanova, theksoi Mourinho menjëherë pas ndeshjes që pëfundoi me fitore 3-2 për Barcelonën.
Ai shtoi më tej se ndeshjen e kanë prishur vet lojtarët e Barcelonës dhe se ai është i kënaqur që ka luajtur futboll edhe pse nuk ka fituar tituj.
Më tej portugezi tha se ekipi i tij ishte fantastik dhe se skenaret vendosën ndeshjen.
Ai thotë se tani Barcelona nuk është superiore dhe se tani është vënë balanc me Blaugranët. Deklaratën e plotë të Jose Mourinhos mund ta lexoni gjatë ditës.