Mourinho nuk do të rikthehet te Interi
Milano, 22 dhjetor - Interi nuk do të shndërrohet në atë ekip si sezonin e kaluar, pasi Jose Mourinho nuk e ka në plan ta lë Real Madridin për ta shpëtuar skuadrën e tij të zemrës, pohon Eladio Parames, zëdhënësi i portugezit.
Mourinho është thënë se po mban takime me Massimo Morattin për një rikthim sensacional në Meazza, por spekulimet i ka hedhur poshtë zëdhënësi i superstrategut portugez.
Nuk kishte kurrfarë takimi dhe nuk do të ketë kontakt në Madrid mes Mourinhos dhe Morattit. Nuk ka kurrfarë domethënie. Mourinho ka kontratë me Real Madridin dhe do ta respektojë atë. Interi? Spekulim. Mendoj se është e vështirë, por kurrë mos thuaj kurrë. Varet nga klubi, sezoni, por Mourinho kurrë nuk u largua nga ndonjë klub pas vetëm një viti, theksoi agjenti.