Mourinho nuk do të punojë në Gjermani
Madrid, 24 shtator - Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se do ti pëlqente që një ditë të punonte në Gjermani, por e pranon se mosnjohja e gjuhës gjermane do ta parandalojë që kjo të ndodhë.
Mourinho tashmë ka udhëhequr skuadra në Portugali (Porto), Angli (Chelsea), Itali (Inter) dhe aktualisht drejton gjigantin spanjoll Real Madrid.
48 vjeçari ka fituar tituj në secilin prej ekipeve që ka udhëhequr deri më tani dhe pranon se është prej atyre trajnerëve që nuk i pëlqen të qëndrojë në një klub për periudha të gjata.
Nuk jam trajner që mbetet përgjithmonë në të njëjtin klub ose shtet, tha Mourinho për Sport Bild.
Është diçka që më bën më të mirë, fakti se jam në shtetin e katërt të ndryshëm. Puna në shtete si Italia, Spanja dhe Anglia ju bën të mirë e më të mirë. Do të më pëlqente të punoja në Gjermani, por duhet pranuar se është me rëndësi në aftësitë e mia si trajner që të njoh gjuhën.\"
\"Komunikimi me futbollistët, por edhe mediet është element shumë i rëndësishëm në punën time si trajner dhe mendoj se nuk do të isha në kulmin e potencialit tim nëse do të punoja në Gjermani. Nuk mendoj rreth kësaj. u shpreh ai.