07 Maj 2024

Mourinho, njeriu i vitit

Madrid, 2 janar - Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është emëruar ‘Njeriu i vitit 2010’ nga gazeta prestigjioze italiane La Gazzetta dello Sport.

Është hera e parë pas 32 vitesh që këtë çmim e merr një trajner, ndërsa kjo vjen pas një viti të jashtëzakonshëm të Mourinhos, i cili e udhëhoqi Interin drejt tre titujve: Scudetto, Coppa Italia dhe Ligë të Kampionëve. Njëherit, Interi u bë ekipi i parë italian që ka fituar tre titujt përnjëherë.

Në verë, portugezi u largua nga zikaltrit për të marrë drejtimin e Real Madridit, skuadër me të cilën ka fituar 20 nga 25 takime në të gjitha garat, kurse vetëm një e ka humbur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)