22 Prill 2025

Mourinho ndryshon skemën e Real Madridit

Madrid, 20 qershor - Trajneri i Real Madridit,Jose Mourinho është i gatshëm ta ndryshojë formacionin e tij të vjetër 4-2-3-1, për të shfrytëzuar sistemin e ri 4-3-3 pasi këtë vit kërkon tjetër lojë nga ekipi i tij.

Sezonin e kaluar Jose Mourinho përdori formacionin 4-2-3-1, megjithëse ndryshimet që Mourinho mendon t′i bëjë, nuk do ta prekin vetëm mbrojtjen, por do ta forcojnë edhe sulmin.

Por ky ndryshim do ta lejonte të sapoardhurin tek Real Madridi,Nuri Sahin të jetë pjesë e formacionit bazë.

Formacioni i ri, nëse fillon të aplikohet nga Jose Mourinho, do të ishte kështu: Casillas; Ramos, Pepe, Carvalho, Coentrao; Khedira, Alonso, Sahin; Ozil, Benzema, Ronaldo.

Portier:Casillas

Mbrojtës: Ramos, Pepe, Carvalho, Coentrao

Mesfushorë: Khedira, Alsono, Sahin

Sulmues: Ronaldo, Benzema, Ozil /

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)