Mourinho mund të kthehet tek Chelsea
Londër, 4 shkurt - Hose Mourinho mund të rikthehet sërish në Stamford Bridge, pikërisht në pankinën e tij të Chelsea.
Pas artikujve që mbështetnin diçka të tillë të Sunday Times tashmë lajmi konfirmohet dhe nga The Sun, që ka arritur të mbledhë informacione nga një burim tepër i afërt i teknikut aktual të skuadrës së Realit të Madridit.
Hose Mourinho është i gatshëm të rikthehet tek Chelsea janë këto fjalët e një miku ta afërt të portugezit Ai është i vetëdijshëm që momentalisht në Stamford Bridge është një kaos i vërtetë. Për këtë arsye ai para se të pranojë një ofertë nga Blutë e Londrës më parë kërkon të qartësojë gjithçka me Abramoviç.
Megjithatë duke parë marrëdhëniet e mira mes padronit të klubit dhe teknikut portugez mund të themi se çdo gjë mund të shkojë me sukses dhe të dy do të punojnë për të pasur rezultatesh më të mira