22 Prill 2025

Mourinho mund bëhet trajner i Anglisë

Londër, 1 gusht - Ish-trajneri i njohur i Kombëtares Angleze Sven-Goran Eriksson beson se Jose Mourinho mund të konsiderohet për pozitën e trajnerit të Anglisë, kur Fabio Capello të largohet.

Mourinho e udhëhoqi Chelsean drejt dy titujve në Premierligë, plus triumfit në FA Cup gjatë kohës sa ishte në Stamford Bridge. Ai mori lëvdata dhe u bë i dashur në Angli.

Portugezi aktualisht e drejton Real Madridin, por ish-trajner i \"Tre Luanëve\" nuk sheh arsye pse ′Special One′ të mos konsiderohet për këtë pozitë, kur ajo të jetë boshe.

\"Nuk do të befasohesha nëse Jose do të ishte kandidat për selektor të Anglisë, absolutisht jo. Askush nuk do të ankohej nëse Mourinho e merr këtë pozitë. Ajo që ka bërë për 10 vjet, e bën atë më të mirin ose njërin nga më të mirët sot\".

\"Kur ta përfundojë eksperiencën në Real, atë do ta vërshojnë ofertat. Nëse e keni provuar futbollin anglez, ju e doni atë, qoftë si lojtar apo si trajner\", deklaroi trajneri suedez. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)