Mourinho: Më mirë iku unë se sa Casillas
Madrid, 23 tetor - Do ta kisha shumë më të lehtë të largohesha vetë duke hequr dorë nga detyra e teknikut se sa të zëvendësoja një lojtar si Iker Casillas.
Kjo është deklarata e portugezit Josè Mourinho, teknikut të Realit, për një prej lojtarëve që përbën formacionin e tij.
Pozicionim i qëllimshëm ky i Special One, që tenton të shuajë të gjitha polemikat mediatike, që kohët e fundit kanë vënë kundër njëri-tjetrit trajnerin dhe kapitenin e skuadrës merengues.