Mourinho kërkon Lampard në Bernabeu
Madrid, 12 dhjetor - Jose Mourinho është nostalgjik dhe nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin për një mesfushor si Frank Lampard.
I vetmi lojtar që ka ndjekur portugezin te Real Madridi është Ricardo Carvalho të cilin e kërkoi edhe kur drejtonte Interin por klubi zikaltër preferoi Lucion.
Por në një situatë kur Lampard po vuan skemat dhe hapësirat në formacionin e Villas-Boas te Chelsea, prestigjozja The Sun shkruan se Special One është gati të ndërhyjë personalisht për të sjellë mesfushorin në Madrid.
Kështu sipas The Sun, Mourinho ofron një shkëmbim kokë më kokë mes Esteban Graneros i cili nuk ka gjetur kurrë hapësira me portugezin, dhe Frank Lampard.
Trajneri portugez i beson shumë eksperiencës dhe klasit të Lampard pavarësisht 33 viteve mbi shpatulla të anglezit, ndërsa Chelsea mund të ketë fantazistin që i mungon në ekip, Graneron që ka ende një të ardhme përpara duke parë se është vetëm 24 vjeç.
Me merkaton e Janarit pritet të ketë shumë surpriza te skuadrat e mëdha, por duhet të presim për të shijuar këto surpriza.