Mourinho kërkon futbollistë që do të luajnë përgjithmonë për Realin
Madrid, 2 nëntor - Jose Mourinho ka thënë se kërkon futbollistë që do të luajnë përgjithmonë për Real Madridin pas fitores 4-1 ndaj Alcoyanos.
Trajneri portugez aktivizoi skuadër më të dobësuar për takimin e parë me skuadrën e ligës së tretë dhe më pas u pyet rreth komenteve të bëra para duelit rreth futbollistëve të skuadrës juniore.
Kërkoj të balancoj gjërat mes ekipit të parë dhe akademisë. Nacho është opsion si mbrojtës i majtë, por ai kurrë nuk do të luajë në qendër. Ai ka të ardhme të ndritur si mbrojtës i majtë dhe dua futbollistë që mund të luajnë për këtë klub për gjithë pjesën e mbetur të jetës së tyre, deklaroi Mourinho në konferencë për shtyp.
Nuk jemi në këtë garë për të bërë shaka. Na pëlqen Copa dhe jemi të vetëdijshëm se nuk guxojmë ta trajtojmë gabimisht, siq ka ndodhur në të kaluarën. Ne e bëmë punën tonë këtu dhe Alcoyano e bëri të tyren. Ata ishin ashtu siq i kam pritur me shumë entuziazëm dhe motivim. Ata duken ekip i mirë me disa futbollistë interesant dhe kanë një trajner të mirë, theksoi Mourinho.