Mourinho i nervozuar me lojtarët e tij
Madrid, 6 janar - Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është tepër i nervozuar me lojtarët e tij, për atë se si ata i kaluan pushimet dimërore.
Real Madridi për pak sa nuk pësoi disfatë nga Malaga, por arriti të kthejë gjithçka në pjesën e dytë.
Marca shkruan se bosi i Real Madridit ishte më i nervozuar se kurrë gjatë pushimit mes pjesëve, e sidomos pas ndeshjes ishte edhe më i nervozuar kur ka parë lojtarët e tij nëpër foto dhe nëpër kronika televizive duke dhënë intervista nga plazhet më atraktive të botës e disa prej tyre edhe nga klubet e natës.
Disa lojtarë e marrin pushimin dimëror si pushim, dhe të tjerët i marin vetes kohë për të udhëtuar, ngrënë, pirë dhe të kthehen pak më ndryshe e jo si futbollistë, theksoi Mourinho.