Mourinho i ka në krah vetëm tre futbollistë
Madrid, 7 maj - Po bëhet gjithnjë e më komplikuese situata e Josè Mourinhos në Real Madrid.
Sipas të përditshmes spanjolle Marca, trajneri portugez i ka në krah vetëm tre futbollistë.
Bëhet fjalë për mesfushorin Luca Modric, portierin Diego Lopez dhe mesfushorin Michael Essien.
Futbollistët tjerë, të udhëhequr nga Iker Casillas e Sergio Ramos, thuhet se janë kundër portugezit.
Për këtë, Special One pritet të largohet gjatë verës nga Real Madridi, me destinacion më të mundshëm rikthimin në Chelsea ose Paris Saint Germainin.