Mourinho i dërgon ultimatum Realit
Madrid, 11 maj - Gjasat që Manuel Pellegrini të mbetet trajner i Real Madridit po zvogëlohen dita ditës, me AS dhe Marca që citojnë El Larguero të ketë raportuar se Jose Mourinho i ka dërguar një ultimatum Real Madridit.
Nëse më dëshironi në pankinë, duhet të më tregoni që tani, thuhet të jetë ultimatumi i Mourinhos dërguar Florentino Perezit, sipas El Larguero.
Mourinho shpreson që marrëveshja të nënshkruhet hiç më larg se javën e ardhshme, pak orë pasi të zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve në Bernabeu, ndërsa pak rëndësi ka nëse Interi i fiton të tre titujt.
Mourinho është nën kontratë me Interin deri në vitin 2012 dhe ka një klauzolë prej 7 milionë eurosh në kontratën e tij.
I pyetur nëse ai do të vazhdonte të ishte drejtues i pankinës Nerazzure, I Veçanti u përgjigj: Interi po ecën tani vet. Ata mund të ndryshojnë trajnerin, lojtarët dhe të vazhdojnë të ecin përpara.