Mourinho i bindur se do ta eliminojë Chelsean
Milano, 13 mars - Javën e ardhshme, trajneri i Interit, Jose Mourinho, do të shkojë për herë të parë në Stamford Bridge, që nga koha kur u largua nga posti i trajnerit të Chelseat, dhe është i bindur se ekipi i tij aktual do ta eliminojë skuadrën e dikurshme të tij.
Do të jem atje me zemrën time të orientuar vetëm nga njëra anë. Këtë e bëjnë profesionistët. Megjithatë nuk mund të fsheh se Chelsea do të jetë gjithmonë pjesë e rëndësishme e jetës time, ka thënë portugezi.
Mourinho ka arritur ta fitojë Ligën e Kampionëve me Porton në vitin 2004 dhe është i vetëdijshëm se çfarë është e nevojshme për të triumfuar në garën më prestigjioze të futbollit e evropian për klube.
Ligën e Kampionëve mund ta fitojë vetëm një skuadër e mirë, ndërsa unë shoh shtatë, tetë, nëntë skuadra që mund të triumfojnë.
Ky është viti im i dytë tek Interi, vit pas viti, qëllimi ynë është që të përmirësohemi, ka thënë Mourinho.