Mourinho gjithnjë e më larg nga skuadra e Realit të Madridit
Londër, 30 janar - Siç flitet prej kohësh, vazhdojnë gjithnjë e më shumë të shtohen zërat për një largim të teknikut portugez Hose Mourinho nga skuadra e Realit të Madridit.
Mourinho vazhdon të ketë probleme tek skuadra e Realit dhe largimi i tij tashmë përbën vetëm çështje kohë.
Mourinho do të largohet në fundin e këtij sezoni, - ka qenë Sunday Times, e cila këtë herë ka shkruar për teknikun portugez.
Për Special One me sa duket po përgatitet një rikthim i mundshëm në kampionatin anglez të Premier League.