Mourinho fton Rooneyt për te Chelsea
Manchester, 11 qershor - Jose Mourinho thërret Wayne Rooney te Chelsea. Sulmuesi 27-vjeçar i Manchester United ka deklaruar pas lamtumirës së Sir Alex Ferguson se dëshiron të ndryshojë skuadër dhe \"Special One\" nuk humb kohë duke e ftuar ti bashkohet në \"Stamford Bridge\" në konferencën e tij të parë për shtyp.
\"Është si unë. Nuk ka nevojë për një sterlinë më shumë në kontratë apo për një trofe më shumë në karrierë pasi kjo nuk bën diferencën.\"
\"Ai do të jetë i lumtur. Dhe ku mund të jetë? Duhet të gjej lumturinë dhe ambicien e tij të nevojshme për ta karikuar. Eja te Chelsea, lumturia është këtu\", ka deklaruar Jose Mourinho.